‘Prishtina vallëzon’ edhe n’këtë ditë me shi

Dancing feet

Sheshi i Prishtinës “Zahir Pajaziti” sot do jetë ma i gjallë.

Balet, valle popullore, vallëzime latine, modern, hip hop, zumba do jenë stilet që do të vallëzohet midis sheshi.

Kjo do të mundësohet nga Evolution Dance e cila shenon sot Ditën Botnore të Vallëzimit me nji program kulturor me moton “Prishtina Vallëzon”.

Aktivitetet do fillojnë prej orës 17:45, ku Evolution Dance ka mendue edhe për nji punëtori me qytetarët të cilët do kalojnë në atë kohë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Këta të fundit pos që do përfshihen në punëtorinë e Evolution Dance, do të kenë mundësi të shohin edhe koreografi të vallëzimit dhe animacione vallëzimi.

Për nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bahen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë dhe amatorë, individ dhe grupe të ndryshme t’artit të vallëzimit.

29 Prilli – Dita Botnore e Vallëzimit asht e shpallun dhe promovue nga CID që nga viti 1982.

 

vallet