Probleme për Beyonce, shtyhet koncerti i saj!

Problemet që ka me kordat e zanit, e detyruen Beyonce që me shtye koncertin në New York me 7 Shtator. Shfaqja në MetLife Stadium u shty për në 7 Tetor.

Kangëtarja amerikane bani të ditun se nuk kane me u shty datat e tjera të koncerteve të turit të saj “Formation World Tour”.

Etapat e programit në St.Louis, Los Angeles, Santa Clara, Houston e New Orleans mbeten në program siç ishte parashikue.