Propozim për martesë si ky, nuk keni pa ndonjiherë

Nji djalë romantik e ka habitë të dashunën e tij mbasi i ka propozue në mes të sheshit “Time Square” në New York.

Plani u ba në atë mënyrë që, 29-vjeçarja mori nji mesazh nga shefi i saj për me dalë dhe për me kontrollue nëse reklama e fundit e kompanisë së tyne, ishte shfaqë në ekranin e madh.

Por, ky ishte thjesht nji skenar i planifikuem nga i dashuni i saj prej dy vjetësh. Në këtë reklamë, ai kishte krijue nji klip të vogël ku kishte përmbledh tanë historinë e tyne të dashnisë.