Prostitucion, dhunë dhe krim: Kjo asht ana tjetër e Rios

Asht cilësu si Shfaqja ma e Madhe në Tokë.

Por teksa bota e mban frymën tue ndjek garat sportive të Lojnave Olimpike në Rio, Mirror shkruen se ky asht nji qytet i mbushun me dhunë, krim dhe prostitucion.

Tre anëtarë të dyshuem të nji bande të rrezikshme të favelave- getove braziliane- u qëlluen për vdekje në veri të qytetit.

Jo shumë larg Parkut Olimpik gjendet Villa Mimoza, ku prostitutat ofrojnë shërbimet e tyne me ulje të ndjeshme çmimi: rreth 9 sterlina për nji seancë.

Janë 3 mijë femna që bajnë prostitutën në këtë zonë.

Rio ka regjistrue ma shumë se 2 mijë vrasje në shtatë muejt e parë të këtij viti.

Nji zyrtar i sigurisë i Lojnave Olimpike u sulmue pak mbas ceremonisë hapëse, por policia e qelloi për vdekje agresorin.

Nji prostitutë në Villa Mimoza thotë se kalon rreth 20 klientë çdo ditë.

Në dalje të qytetit, 50 minuta larg Fshatit Olimpik, kamionistët shesin për seks vajza në moshë 9-vjeçare.

Lojnat Olimpike mendohet se kanë kushtue rreth 10 miliardë dollarë, tue ndez protesta në vendin e goditun nga recesioni dhe varfnia.

 

1-rio

 

3-rio

 

4-rio

 

5-rioo

 

6-rio

 

7-rioo

 

8-rioo

 

10-rio

 

11-riooo