Protesta ne fjalimin e Trump: Shihemi në Nandor edhe si President

Të tjera përplasje janë shenue në San Diego në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ku mbështetësit e kandidatit Republikan, Donald Trump janë përleshë me protestues, të cilët kundërshtojnë miliarderin.

Ngjarja ka ndodhë jashtë nji teatri, ndërsa Trump ishte tue mbajtë nji fjalim.

Në përleshje janë përfshi edhe forcat e policisë, të cilët kanë ndërhy tue përdorë spray dhe kanë arrestue disa persona.

Gjatë fjalës së tij, kandidati Republikan ka sulmue gjyqtarin, i cili po merret me hetimet mbi Univestitetin Trump tue thanë se, asht meksikan dhe e urren.

San Diego asht nji qytet i California pak km larg nga kufini me Meksikën. Dhe, pjesa ma e madhe e protestuesve ishin Ispanik. Trump nuk ngurroi me ju drejtue protestuesve tue ju thanë: ”Shihemi në Nandor edhe si President.”