Pse ky vend ndalon ‘selfiet’

Qyteti indian, Mumbai ka ba publike 16 zonat ku nuk lejohet të bahet nji “selfie”.

Ky vendim vjen mbas rritjes së numrit të vdekjeve të lidhuna me maninë për të ba kësi lloj fotosh, mbasi njerëzit gjejnë vendet ma të rrezikshme për nji “selfie”.

Madje edhe vetë kryeministri, Narendra Modi, ka postu ‘selfie’ me liderë të ndryshëm botnorë.

India asht vendi që ka numrin ma të naltë të vdekjeve që kanë pas si shkak i pozimit për “selfie”.

Këtë muej nji studente 18-vjecare humbi jetën në nji piknik për shkak se humbi barazpeshën e trupit teksa bante “selfie” në majë të nji shkëmbi.

Ajo ra n’ujë dhe u mbyt, bashkë me nji koleg klase i cili u përpoq ta shpëtonte.

Tashma Mumbai, i alarmu nga trendi, ka ndalu fotot “selfie” në disa zona të qytetit, tue paralajmëru njerëzit të mos ndërmarrin rreziqe të panevojshme.