Pse Paris Hilton po tutet nga ISIS

Trashëgimtarja e pasun, Paris Hilton, ka thanë se ka frigë që ajo mundet me qenë shënjestra e radhës e ISIS’it, sepse asht e pasun dhe e famshme. Tue folë për revistën spanjolle, Diario de Ibiza, ajo asht ankue se statusi i saj mundet me i kushtue me jetë.

“Mbas sulmeve në Francë dhe në Gjermani, vazhdimisht mendoj për veten. Kjo që ndodh asht e tmerrshme. Më mundon kjo dhe jam e shqetësueme”.

“Udhëtoj shpesh dhe kam frigë kur mendoj për gjanat e këtilla. Shpesh lëviz nga nji vend në tjetrin dhe jam personalitet i njohun, gja që më ban shënjestër për sulm dhe më tmerron”, ka deklarue Hilton.

auto_paris-41466317542