Pse vendi ma i shejtë i Krishtenimit ruhet nga dy familje myslimane?

Vendi ma i shejtë i Krishtenimit, kisha “Sepulchre” e cila ndodhet në qytetin e moçëm të Jerusalemit, ku mendohet se kishte qëndrue trupi i Jezu Krishtit, ruhet nga dy familje myslimane.

Mundet me u dokë paksa e çuditshme, mbasi sot në këtë vend mbizotnon devotshmënia, mirëpo historia e njeh si të lamë me gjak, për shkak të mosmarrëveshjeve mes klerikëve.

Nji marrëveshje unike e cila daton që nga shekulli i 12’të, thuhet se mbikëqyrja e kishës ju besue dy familjeve myslimane.

Familja Joudeh e mban çelësin e kishës, ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbramje.

Adeeb Joudeh, i cili aktualisht mban çelësin e kishës, konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare.

“Për mue, burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishtenë, asht Kisha e Shejtë “Sepulchre”, ka thanë Joudeh.

Ndërsa, Wajeeh Nuseibeh, në vitin 2005 ka kallxue rolin paqeruajtës të këtyne dy familjeve.

“Si tanë vllaznit, ata kanë problem ndonjiherë, tue ju referue sekteve të krishtena rivale.

Na i ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Na jemi personat neutralë në kishë. Na jemi Kombet e Bashkueme. Na ndihmojmë me u ruejt paqja në këtë vend të shejtë” ka thanë Nuseibeh./Washington Post