Publikohen pamjet e modeles që u rrëmbye për m’u shitë n’internet

Mediat britanike kanë zbulue identitetin e modeles 20-vjeçare angleze që u rrëmbye në Itali dhe u mbajt peng për nji javë në Milano.

Ajo asht Chloe Ayling, e cila gjatë muejit Korrik u mashtrue nga nji fotograf i rremë, i cili e drogoi dhe e mbajti peng për nji javë në Milano. Mandej, ai e nxorri modelen 20-vjeçare në shitje në internet tue i vendose nji çmim 300 mijë dollarë për qëllime seksuale.

Por, fatmirësisht policia italiane ka mujt me lokalizue dhe e pshtoi. Ajo asht në gjendje të mirë dhe asht dërgue në Britani të Madhe. Ndërkohë, u arrestue dhe pengmarrësi, nji shtetas polak.