Publikohet traileri i filmit të Gërdecit

Tashma asht zyrtare, “Hollywood” publikon trailerin e filmit që flet për aferat korruptive të Gërdecit, me protagonistë kryesorë Efraim Diveroin dhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish- Kryeministrit Sali Berisha.

 

Warner Bros e ka publikue trailerin e parë të filmit komik “War Dogs” me aktorët Johan Hill dhe Miles Teller, i cili bazohet në nji histori të vërtetë.

Filmi tregon për 2 të ri, të cilët bahen tregtarë të armëve për llogari të Qeverisë së Shteteve të Bashkueme t’Amerikës. Ata përfitonin dhe mbyllnin kontrata shumë miliona dollarë dhe tue e jetue nji jetë të nivelit të naltë, para se gjithça të shembej.
Posteri i filmit asht frymëzue nga ai i filmit Njeriu me Shejë.

Efraim Diveroli, u ba i njohun në Shqipni si pronari i firmës që falsifikonte origjinën e fishekëve kinezë në Gërdec e mbas ripaketimit, ia dërgonte ushtrisë amerikane në Afghanistan.

Ai u arrestue në 2008’n nga autoritetet amerikane për trafik armësh.