Qe Beyonce e Lindjes së Mesme, anmikja e ISIS

E pagëzueme si Beyonce kurde, me flokë të gjata të kuqe e shikimin e nji luaneshe, Helly Luv asht kthye në nji yll të vërtetë në Kurdistanin irakian. Ajo u ba e famshme në vitin 2013, mbas publikimit të kangës “Risk It All“ dhe mandej aktroi në filmin Peshmerga, i prezentuem në edicionin e fundit të Festivalit të Cannes.

Por, ikona e Lindjes së Mesme asht tani në krye të listës së armiqve të ISIS’it. Mbështetësit e grupit xhihadist shkruejnë në rrjetet sociale se, Helly asht nji fymje për të gjitha gratë. Në të vërtetë, ajo çka shqetëson ma shumë Shtetin Islamik asht mbështetja që kangëtarja u ofron luftëtareve peshmerga, të përfshime në betejat kundër militantëve të kalifatit në shumë fronte në Siri dhe Irak.