Qe cili film e fitoi “Palme d’Or” në Cannes

Filmi i regjisorit britanik, “I, Daniel Blake”, fitoi “Palme d’Or” në Festivalin e Cannes, i dyti çmim i madh ky për 79-vjeçarin Ken Loach mbas atij të 2006’s.

Derisa pranonte nderimin e bamë, Loach sulmoi “projektin e rrezikshëm të masave antikrizë”, ndërsa tema që shtjellon filmi i tij asht jeta e nji burri të moshës së mesme i mbetun ve dhe sistemi britanik i ndihmës sociale.

Për Loach, që ka realizue mbi 50 filma,e që përgjatë pjesës ma të madhe të karrierës së tij ka qenë edhe aktivist social, kjo ishte hera e 13 që konkurronte në ngjarjen e randësishme të filmave premierë.

Regjisori i lindun në Kent, Andrea Arnold, fitoi çmimin e jurisë për filmin e tij “American Honey”, ndërsa filmi iranian “Forushande” – apo “Shitësi” – i Asghar Farhadit mori dy çmime, ate të skenarit dhe të aktorit ma të mirë të fituem nga Shahab Hosseini