Qe çka bajnë për me sjellë shiun në Emiratet e Bashkueme Arabe

Emiratet e Bashkueme Arabe kërkojnë me ndërtue nji mal për të shtue sasinë e reshjeve në vendin e përfshimë nga thatësina.

Prej disa dekadash vendi asht goditun nga nji valë e naltë temperaturash, çka ka çue në thamjen e lumejve, thamjen e prodhimeve dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Por, disa ekspertë thonë se efektet e nji mali artificial mundet me ndihmue në shtimin e reshjeve. Ata thonë se malet rrisin forcën e ajrit, krijojnë re që mund të modifikohen, për të ndryshue sasinë e reshjeve. Studimi me nji vlerë prej 275 paund asht krijue nga shkencëtari Roelof Bruintjes i National Center for Atmosfpheric Research. Megjithatë, vendndodhja e malit nuk asht konfirmue ende.

Bruintjes pranon se me ndërtue nji mal artificialisht ka nji kosto shumë të naltë, megjithatë ai kambëngul se kjo i hap rrugën e zgjidhjes krizës së reshjeve në Emirate.

“Nëse projekti asht shumë i shtrejtë për qeverinë, logjikisht nuk do të zbatohet, por kjo u jep atyne nji ide të alternativave për nji t’ardhme afatgjate”, ka thanë shkencëtari.

Emiratet e Bashkueme Arabe janë vendi ma i nxehtë dhe ma i thatë në planet, me termometrin që në verë shënon shifrën e 50 gradëve.