Qe çka i ndodhi këtij studenti amerikan në vendin komunist!

Nji student amerikan, që u arrestu muejin e shkuem në Korenë e Veriut, ka dalë përpara medias shtetnore të vendit komunist, tue pranu se ka tentu të vjedhë nji copë propagandë nga hoteli.

Gjatë nji fjalimi emocional, Otto Warmbier tha se nji kishë amerikane i kishte kerku që të sillte në vend nji ‘trofe’.

21-vjeçari, student n’Universitetin e Virxhinias, ishte në nji udhëtim turistik në Korenë e Veriut.

Ai u arrestu më 2 Kallnor, derisa po largohej.

Koreja e Veriut tha se qeveria amerikane e ka manipulu të riun.

“Kam krye krimin se kam heq nji sllogan politik nga hoteli Yanggadko International,” tha studenti.

“Qellimi i këtij veprimi ishte ta damtoja motivimin dhe etikën e punës të popullit korean. Ishte nji qëllim idiot,” tha studenti.

Ai tha se krimi i tij ishte shumë i randë dhe i planifikuem.

“Nuk duhet ta lejoja veten kurrë që të më perdorte qeveria amerikane për të kry nji krim të tillë në këtë vend”.

“Ky asht gabimi ma i madh në jetën time”.

Simbas CNN, i riu qante, ndërsa lutej për jetën.

Nuk dihet nëse komentet e tij janë ba me vullnet të plotë, apo ai asht detyru të bajë këto deklarata.

Ai tha se Kisha Metodiste Amerikane i kishte premtu nji kerr të përdorun me vlerë 10 mijë dollarë nëse do i sillte në SHBA nji copë propagande nga udhëtimi në Korenë e Veriut.