Qe çka tha Inva Mula për kryeministrin serb Aleksandar Vucic

Deklarata e Inva Mula rreth kocertit në Beograd dhe pritjes që iu ba asaj nga publiku serb dhe kryeministri Aleksandar Vucic:

“Ishte nji pritje e jashtëzakonshme dhe kur po vija tek teatri pashë që ishte foto ime e madhe në portën kryesore të tij. Për nji artist kjo asht shumë e randësishme dhe kupton që këtu ka dëshirë të madhe për mikpritje dhe respekt ndaj artistit. Kur m’u komunikue që Vucic ka me m’pritë u emocionova mbasi asht gjithnji vlerësim që i bahet nji artisti, art shqiptar dhe të jesh në këtë bashkëbisedim me nji kryeministër me energji pozitive dhe që e mbështet artin, ishte bukur”, ka tregue Inva.

“Arti ka nji mesazh kaq të madh e të bukur, paqësor dhe të shpejtë. Ate që politika do vite dhe historia do shekuj, arti e ka shumë të shpejtë dhe pikërisht këto ura që mundet me krijue muzika, letërsia, arti figurativ janë urat ma solide, të bukura dhe të shkurta”, thotë soprano shqiptare.