Qe çka thotë Kim Kardashian për hajnat

Hajnat që e vjedhën Kim Kardashian gjatë javës së kalueme, ishin amatorë në këtë zanat, dhe këtë e kallxuen nga fillimi e deri në fund.

Burime të afërta të revistës amerikane TMZ me Kim, kanë thanë se ajo u ka deklarue policëve që hajnat ishin shumë hezitues dhe sjelljet e tyne ishin sjellje amatorësh.

Ajo po ashtu, ka thanë se kostumet e tyne dokeshin sikurse ishin ble në nji dyqan ku shiten veshje për Halloween.

Gjithashtu, Kim ka kallxue se në mes bizhuterive me vlerë 11 milionë dollarëshe që u vjedhën nga dhoma e saj, nji mvarëse që kushtonte 33,000 dollarë u ka ra nga çanta grabitësve gjatë kohës sa po iknin.