Qe gjanat që tanë njerëzit e suksesshëm i bajnë para se me flejt

Pasqyrojnë në sukseset dhe dështimet e ditës.

Njerëzit e suksesshëm nuk mërziten për dështimet e ndryshme. Në fakt, ata reflektojnë në atë se çfarë ka funksionue dhe çfarë jo.

Fokusohen në gjanat pozitive dhe çdo dështim e përdorin si informacion për sukses në të ardhmen.

Falenderojnë të tjerët

Para se me ra me flejt, ata mendojnë për njerëzit që i kanë ndihmue me pas sukses gjatë ditës.

Veç kësaj, ata edhe i falenderojnë dhe janë mirënjohës ndaj atyne që ua kanë mundësue me qenë të suksesshëm.

I shenojnë planet

Para se me flejt ata i shkruejnë qëllimet e tyne afatshkurtra.

Prandaj, asht mirë me i shkrue planet e randësishme dhe urgjente të ditës së nesërme.

Vnojn alarmin

Njajtë si ata, edhe ju duhet me vnue alarmin për me ju përmbajtë orarit ditor dhe javor.

Njerëzit që e mbajnë të njajtin orar të gjumit kanë ma shumë energji gjatë ditës.

Telefonojnë nji mik të mirë

Njerëzit që mbajnë kontakte me familjen dhe shokët ndjehen ma të motivuem çdo ditë.

Konsiderojeni me fol me dike që e doni para se me flejt.

Lexojnë

Kur gjaja e fundit që e bani para se me flejt asht ushtrimi i mendjes, ju e keni tanë natën me i procesue informacionet.