Qe kanga fituese e Eurovisionit

Ukraina që përfaqësohej nga kangëtarja Jamala me kangën “1944” asht fituese e sivjetme e Eurovisionit.

Fituesi i garës nuk u ba i ditun deri në fund, mbasi Australia po dominonte në votime, por në fund, Ukraina me anë të votimeve nga publiku, kaloi në pozitën e parë.

Ukraina tuboi 534 pika, ndërsa Australia 511. Në pozitën e tretë u radhitë Rusia me 491 pika.

Qe kanga fituese, Jamala – “1944”.