Qe kangëtarja ma e pasun n’Britani

Vetëm 12 muejt e fundit, të ardhunat e Adele janë shtue me 35 milionë paund. Pavarësisht kësaj, kangëtarja nuk asht femna ma e pasun n’industrinë muzikore Irlandeze dhe Britanike.

Kjo mbasi këtë vit, ky pozicion asht zanë nga kangëtarja dhe autorja e teksteve, Enya, me nji vlerë prej 91 milionë paund.

Simbas nji analize të bame nga “The Sunday Times”, edhe pse të ardhunat e Enya-s janë rrit vetëm me 1 milion paund vitin e fundit, ajo përsëri asht ma e pasur se Adele.

Ndërkohë, kangëtarja Adele renditet në vendin e 30 në “Music Millionaires of Britain and Ireland Top 50”, ndërsa Enya renditet dy pozicione para saj, në vendin e 28.