Qe ku ka jetue Obama para se me u ba President

Barack Obama, grueja e tij Michelle dhe dy vajzat e tyne, para se me u zhvendosë në Shtëpinë e Bardhë kanë jetue në zonën e Kenwood në Chicago.

Në vitin 2005, Presidenti Obama kishte ble shtëpinë e stilit gjeorgjian për 1.65 milionë $.

Në atë kohë, ka pas thashetheme se se biznismeni Tony Rezko ishte i përfshimë në marrëveshjen e shit-blemjes, i cili ma vonë ka qenë edhe nji prej donatorëve kryesorë të Obamës gjatë fushatës për President.

Shtëpia ku Obama ka jetue fëmininë e tij në vitet 1970-1972 në Jakarta, sot kap vlerën e rreth 3 milionë $.

Mbasi u zgjodh President, Obama vendosi me marrë me qira nji shtëpi pushimi në Kailua, Hawai, rreth 30 minuta larg vendit kur me 4 Gusht 1961 ai kishte lindë.

shpia obama 1