Qe kur ka me hap llogari në Instagram Papa Françesku

Papa Françesku nga 19 Marsi ka me hap llogari në rrjetin social shumë të njohun “Instagram”.

Lajmin e bani të ditun Dario Vigano, Prefekt i Komunikimit për radio të Vatikanit.

Papa ka me postue me emnin “Franciscus”, të cilin e zgjodhi vetë.

Zgjedhja e 19 Marsit si datë e publikimit të parë në Instagram vjen për arsye se në këtë datë shënohet festa e Shën Jozefit, i preferuemi shejtor i Papa Françeskut, shkruen ansa.