Qe kur politikanët rrejn e folin drejt!

politikanet

Shkencëtarët e Harvardit kanë zbulu trukun e thjeshtë për kapjen e politikanëve tue gënjye.

Me eksperiment asht konstatu që njerëzit të cilët gënjejnë thonë ma shumë fjalë për veten kur flasin në vetën e tretë, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të tjerëve.

Natyrisht, kjo nuk asht shejë plotësisht e sigurt që dikush nuk e thotë të vertetën, mirëpo nëse vëreni sinjale të këtilla, bahuni të kujdesshëm.

Ngjashëm konstatojnë edhe hulumtuesit e Universitetit Wisconsin, të cilët kanë analizu qinda deklarata të politikanëve nga shtete të shumta.

Ata të cilët me vetëdije thonë gënjeshtra, përdorin fjali të gjata, si në fjalimet dhe kumtesat e përgadituna, ashtu edhe në deklaratat me gojë.

Ç’asht e vërteta, konkludojnë shkencëtarët e Universitetit italian në Piedmont.

Vetëmashtrimi, thonë hulumtuesit nga Apeninet, asht shumë ma i shpeshtë në politikë sesa na mendojmë.
Rrena qendron në motivin irracional, sepse personi beson në diçka vetëm për shkak që deshiron që ajo të bahet e vertetë, madje edhe kur e demantojnë faktet.
Shkencëtarët kanë analizu të intervistuemit nga tri shtete – SHBA, Poloni dhe Liban dhe kanë konkludu që konservatorët shpesh i përdorin emnat, derisa liberalët deshirojnë t’i përshkruejnë gjanat dhe dukunitë, andaj në fjalorin e tyne gjenden shumë mbiemra.

Për shembull, konservatori do të thotë që dikush asht optimist apo idealist, ndërkaq liberali do të fillojë të pershkruejë pikëpamjet e tij të kthjellëta ndaj botës dhe mënyrën idealiste të menduemit.
Shkencëtarët thonë që përdorimi i emrave tregon deshirën për strukturën, të sigurtën, qartësinë dhe përsosmëninë që janë karaktere ma shumë të lidhuna me konservatorët.

Pra, mos harroni edhe komunikimin joverbal i cili madje asht edhe ma i randësishëm se fjalët.

Sepse kur lodhet truni nga degjimi, gja që asht dukuni e shpeshtë nëse temat janë të thata, mbështetet në sinjalet e “tretshme” lehtë, si p.sh. fjalimi me gjeste, raporton telegrafi.

Me këtë mënyrë i ban që votuesit automatikisht t’u besojnë ma shumë personave të cilët nuk i mshefin shuplakat e duerve, ndërkaq politikanin i cili qesh shumë nuk e konsiderojnë si autoritet.

Gjithashtu, përpëlitja e tepërt apo shmangia e shikimit të bashkëbiseduesit në sy, tregon genjeshtrën, prekja e qafës tregon pasiguninë dhe rrezikshmëninë, ndërkaq prekja e hundës asht sinjal që diçka po mshef.

E keqja asht vetëm ajo që politikanët me pervojë gjithë këtë e dinë dhe mund të aktrojnë kur janë të ushtruen mirë, mirëpo vështroni me kujdes, do të zbulohen së paku nji herë.