Qe kush janë mashkujt e preferuem të Jennifer Lawrence

Ajo ma parë ka qenë e lidhun me dy personazhe të famshëm anglez, Nicholas Hoult dhe Chris Martin, kështu që nuk asht aspak befasi që Jennifer Lawrence asht ende nji fanse e britanikëve, kur bahet fjalë për me krijue nji lidhje.

Aktorja 25-vjeçare ka shprehun hapun pëlqimin për mashkujt anglez, teksa ka qenë e pranishme në promovimin e filmit “X-Men: Apocalypse”.

Ajo ka konfirmue edhe njiherë për fansat se asht fatkeqësisht “single” që nga ndamja e saj me vokalistin e Coldplay, Chris Martin.