Qe kush ‘mshefet’ mbas suksesit të Rita Orës

Rita Ora asht shëndrrue në nji yll të vërtet botnor, por shumica e njerëzve nuk e dijnë që kjo asht falë motrës së saj.

Elena Ora, 27 vjeçe, u ba menaxherja e kangëtares kur ajo ishte vetëm 18 vjeç dhe gjithmonë e ka nxitë motrën e saj të vogël drejt tregut ndërkombëtar.

Thuejse 10 vjet ma vonë, ajo nuk asht vetëm krahu i djathë i Ritës, por ajo asht gjithashtu drejtoresha artistike e firmave Red Ora dhe Ora LTD. Biznismenja e mrekullueshme zakonisht publikon foto të motrës së saj në Instagram, tue zgjedhë fotot ma provokuese të kangëtares.

Në nji intervistë të dhanë së fundi për revistën “Suitcase” ajo asht shprehë: “Asht shumë e vështirë mbasi nuk asht thjesht nji punë dhe njerëzit e kanë paksa të vështirë me kuptue këtë. Kjo asht jeta ime, pasioni im dhe trashëgimi që na të dyja dëshirojmë me lanë”.

rs_600x600-151123124659-600-rita-ora-elena-ora-british-fashion-awards-112315