Qe kush asht ‘princesha’ shqiptare e kokaines

Organet policore të Italisë e kanë shoqnue prej burgu n’Itali e deri n’aeroportin e Rinasit shqiptaren, Eva Preka.

34­-vjeçarja me dy nofka, nga prostitutet e njoftun si “Princesha Eva” dhe në trafiku e kokainës si “Zoja e Bardhë”, asht denue në vitin 2011 me tre vjet burg.

Në atë kohë u arrestu nga Policia e San Remos, sepse u kap me afro 1 kg kokainë të pastër.

Asaj iu dha masa arrest shtëpie, por humbi gjurmët në Qershor 2013.

Ma vone, në Nandor të vitit 2014 u kap në Milano, ku kishte nis biznisin e shoqnimit me eskortë luksoze, i shoqnonte klientat e pasun në restorantet dhe hotelet ma të mira.

Ajo arriti me organizue edhe nji spektakël mode në Milano, tue ba selfie me njerëz të njoftun si Lele Mora, dhe i postonte ato në rrjetet sociale.

E diktojne hetuesit, zbulojne aktivitetin e saj dhe e arrestojne.

Vendosin me debue prej Italie.