Qe mesazhi prekës i Britney Spears për djemtë e saj

Britney Spears ka shkrue nji letër tepër prekëse për djemtë e saj disa ditë para Ditës së Nanës n’Amerikë, e cila asht me 8 Maj.

Këngëtarja i ka shkrue nji letër djemve Sean Preston 10-vjeç dhe Jayden James 9-vjeç si pjesë e “Letters From Mom” për revistën “Time”.

“Jayden dhe Preston, ju jeni kryevepra ime”, shkruen Britney. “Qysh nga dita që pash sytë tuej të çmuem, besova në mrekullitë e botës. Zoti më ka dhurue nji dhuratë të mrekullueshme, tue zbulue bukurinë e botës tuej çdo ditë. Lutem si nanë që forca dhe pasioni me qenë shoqnuesit tuej në betejat që keni me u përballë. Shumicën e betejave keni me i fitue me forcën tuej. Lutem që të realizoni andrrat tueja.

Zoti gjithmonë vjen pranë nesh tue na pëshpëritun diçka të vogël. Lutem që ju gjithmonë me kuptue pëshpërimën e Tij dhe të kuptoni zanin që fshehet mbrenda juve. Gjithmonë besoni në veten tuej dhe mos harroni se çdo gja asht e mundun.

Shpresoj që keni me mësu si me ju lut Zotit në momentin që ndiheni vetëm dhe me kuptue që ju kurrë nuk jeni vetëm, Ai asht gjithmonë aty me ju. Lutem që buzëqeshja dhe dashnia me ju shoqnue në çdo hap të jetës”.