Qe nana e Rita Orës

Rita Ora e ka quejt nanën e saj, Vera Sahatçiu si nji nga mbështetëset e saj ma të mëdhaja në planet.

Nanë e bijë dokeshin të mrekullushme, teksa kanë qenë të pranishme në ceremoninë e “VH1’s Mother’s Day”, ditën e Marte në New York.

Ndërkohë që, Vera shkëlqente e veshun me nji “jumpsuit” të bardhë, Rita dokej tepër provokuese me nji fustan të zi, të gjatë, të shoqnuem me nji t’çame anash.

Tue pa Verën, tanë munden me dallue kjartë se prej nga Rita e ka marrë bukurinë e saj, mbasi tiparet e tyne doken shumë të ngjashme, veçanërisht buzëqeshja e tyne.