Qe në cilën moshë njerëzit janë ma t’lumtun

Njerëzit në Mbretninë e Bashkueme ka ma shumë mundësi me qenë të lumtun në marrëdhanien e tyne kur mbushin 40 vjet.

Simbas nji sondazhi britanik, suksesi në jetë dhe lumtunia në marrëdhanie vijnë mbasi keni mbushë 30 dhe 40 vjet. Në këtë sondazh janë pyetë 2000 persona dhe asht nxjerrë përfundimi se, femnat e kanë shijue rininë dhe beqarinë kur ishin 23 vjeç, ndërsa mashkujt kur ishin 25.

Përsa i përket shnetës, mosha 30 vjeçare asht ma e mira, mbasi njerëzit e lanë mbas stilin e shfrenuem të jetesës dhe nisin me u kujdesë ma shumë për veten.

Mosha kur njerëzit janë ma t’lumtun me marrëdhanien e tyne asht ajo 40 vjeçare. Mes kësaj moshe, 38 vjeç dhe 42 vjeç, arrijnë sukseset profesionale në përgjithësi.