Qe pse askush nuk ka me ju ndihmue nëse bani aksident në Indi!

Kur ndodh nji aksident rrugor, kalimtarë të rastit zakonisht përpiqen me i ndohmue të plagosunit, ose të paktën me thirrë dike për ndihmë. Në Indi asht ndryshe.

Në nji vend si India, me disa nga rrugët ma të rrezikshme në botë, viktimat lihen në rrugë dhe askush nga kalimtarët nuk interesohet për ta.

Mbas nji aksidenti, Kanhaiya Lal u lëndue dhe bante thirrje për ndihmë, por shoferët e shmangnin. Djali i tij i ri dhe trupi i grues së tij e vajzës po ashtu, shtriheshin përtoke mbas përplasjes nga nji motor, por askush nuk i ndihmonte.

Disa motoçiklistë dhe policia në fund i erdhën në ndihmë familjes, por ishte tepër vonë për gruen dhe vajzën. Vdekjet e tyne banë që me u zhvillue nji debat kombëtar mbi rolin e “shikuesve”. Mediat e cilësuen shkurt si “vdekje e njerëzimit”.

Por, ajo që u pa nuk ishte mungesa e mëshirës, ​​por nji primje e njerëzve për ndejtë larg telasheve shkruen studiuesi i sigurisë, Piyush Tewari.

“Arsyeja ma kryesore pse njerëzit nuk reagojnë asht friga nga policia”, thotë ai, shkruen BBC.

“Shpesh në qoftë se ju merrni përsipër për me ndihmue dike, policia ka me kuptue se ju jeni tue e ndihmue mbasi keni shkaktue aksidentin”.

Në nji studim të vitit 2013, u zbulue se 74% e indianëve nuk kishin gjasa për me ndihmue nji viktimë aksidenti.