Qe pse Megan Fox nuk ka as Facebook as Instagram!

Ajo momentalisht asht tue promovue filmin e saj ma të ri “Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the Shadoes”, por në nji intervistë të dhanë së fundmi, Megan Fox ka zbulue arsyen se pse qëndron larg rrjeteve sociale.

Aktorja 34-vjeçare, e cila ka qenë e ftueme në programin ‘Sydney Morning Herald”, ka thanë: “Mënyra se si bombardohesh nga opinionet e njerëzve të zakonshëm asht shumë e vështirë”.

Teksa shpreh kritikën e saj për rrjetet sociale, ylli i “Transformers” ka shpjegue se, tue qendrue larg këtyne platformave, e ka lejue ate që mos me u ndikue apo me u “prekë” nga opinionet e njerëzve.