Qe qysh arrestohet kangëtari i famshëm

Reperi, producenti dhe sipërmarrësi Dr Dre asht vnue në pranga këtë të Hane, mbasi dyshohet se ka kërcënue me armë nji person, jashtë shtëpisë së tij në Malibu.

Simbas departamentit të policisë së Los Angeles, 51-vjeçari Andre Young ose i njohun ndryshe si Dr.Dre, paraditen e së Hanes ka pasë nji konflikt me nji person, i cili kishte parkue kerrin e tij në hymjen e shtëpisë së tij.