Qe qysh knoi Dua në koncert shqip me baben e vet!

Dua Lipa ka performue edhe në gjuhën shqipe në koncertin e mbajtun në Parkun e Gërmisë të Prishtinës.

Bahet fjalë për kangën, “Beso në diell”, e cila i takon rock bendit legjendar, ODA, pjesë e së cilit ishte edhe baba i kangëtares, Dukagjin Lipa.
Dua ka befasue me interpretimin e kësaj kange teksa e ka shoqnue edhe publiku tue knue bashkë me kangëtaren dhe të atin e kangëtares shqiptare.

Vlen të theksohet se paratë e mbledhuna prej koncerti do të derdhen në fondacionin për bamirësi, “Sunny Hill”.