Qe qysh na mashtrojnë modelet me pamjen e tyne

Me ba grim në fytyrë, qafë e gati në tanë trupin asht ba nji trend global, e për këtë s’asht çudi që artistët e grimit po e çojnë këtë metodë edhe ma përpara.

Në nji video të re për shkollën e grimit në Los Angeles “Ghalichi Glam”, nji artist i grimit i shfaqë aftësitë e tij prej artisti në fytyrën dhe trupin e modeles Lauran York.

Në videon prej 15 sekondave mundeni me pa se qysh ky artist, përmes grimit ia definon muskujt e barkut e gjoksit.