Qe qysh u perlot Grida Duma!

Njihet si grue e fortë dhe debatuese e ashpër, por Grida Duma nuk i ka kontrollu dot emocionet, kur asht përlot live n’emisionin Opinion!

Ajo po komentonte deklaratat e Ornela Cenajt, motrës së adoleshentes së vrame dhe vajzës së nanës së vrame më 29 Mars 2001 nga Marjan Rroku, kur befas asht emocionue dhe asht përlot.

Grida tha se Ornela asht nji heroinë e vërtetë, që ka arritë e vetme me ndjekë, e me gjetë dhe më pas me prangosë vrasësin e motrës dhe të nanës, tue pasë edhe ndihmën e autoriteteve amerikane.

E ka ba e vetme, tha Duma, tue ju referu pamundësisë për ta parandalu vrasjen në Shqipni.

Tue fol për këtë, Grida u përlot nji moment si duket edhe në videon e maposhtme./Opinion.al/