Qe qysh veshen xhinset pa duer

Daniela Lujan asht nji personalitet televiziv meksikan që asht ba shumë e famshme falë nji talenti të çuditshëm që ka. 28-vjeçarja arrin me i veshë xhinset pa përdorun hiç duert.

Në videon që po ban xhiron e botës, meksikania shihet tue veshun xhinset me mënyrën e saj të habitshme në nji çati shpie.

Video nis me Danielën që asht vetëm me të mbathuna dhe me xhinset në tokë. Mbrenda 90 sekondave ajo i ka veshun tue u përdredhun dhe duert i përdor vetëm për me i shtrëngue në bel.