Qe sa asht kontrata ma e madhe nga nji muzikante angleze

Kangëtarja Adele pritet me nënshkrue nji kontratë prej 90 milionë paund. Kjo asht kontrata ma e madhe e bame ndonjiherë nga nji muzikante angleze.

Simbas medieve ndërkombëtare, kontrata e 28-vjeçare me “Sony Music” asht ma e madhja deri tash, tue lanë mbas ate të Robbie Williams në 2002, me shtëpinë diskografike “EMI”, me nji shumë prej 80 milionë paund.

Ka qenë nji burim i “Sony Music” që ka deklarue se “na e kemi sigurue Adele, e cila asht nji nga yjet më të mëdhaja të muzikës, sa i përket kësaj gjenerate. Kjo asht gjigante”.