Qe sa paguejnë serbët për me u martue me nji çikë shqiptare!

Pamvarësisht ndasive të shumta mes shqiptarëve dhe serbëve doket se këta të fundit duen të martohen me çikat shqiptare.

Vetëm gjatë vitit të kaluem në komunën e Preshevës dhe Bujanocit janë kunorëzue në martesë 6 çifte, ku djemtë serbë janë martue me çika shqiptare.

Simbas informacioneve, serbët paguejnë 5 mijë e 500 euro për çdo çikë shqiptare.

Nji serb ka thanë se i ka tutë martesat mes serbëve dhe çikave shqiptare. Simbas tij, fëmitë me nanat shqiptare, nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë.

“Ato blehen për pak pare ose mashtrohen për nji jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë tanë ditës ato merren me punë, bartin dru me traktor dhe merren me bagëti”, shprehet serbi.

Deri tash janë krye rreth 400 martesa mes mashkujve serbë dhe çikave shqiptare. “Stara Raška” nji organizatë humainare në Beograd ka arritë t’i gjejë 400 femna shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për nji hark të shkurt kohor./Syri.net