Qe sa shpenzon Rusia për me ruejt trupin e Leninit!

lenin

Qeveria ruse ka zbulu se shpenzon 13 milionë rubla këtë vit për me ruejt trupin e ballsamosun të Leninit.

Kjo asht nji shumë e barabartë me 200 mijë dollarë.

Shuma u publiku në faqen e prokurimeve shtetnore.

Ajo thekson se kjo shumë përdoret për me ruejt trupin e Leninit në “kushte të ngjashme me jetën”.

Nji laborator e kryen rregullisht procedurën biomjekësore të ruejtjes dhe riparimit të trupit të Leninit prejse u ekspozue për herë të parë në publik, në Sheshin e Kuq të Moskës, në vitin 1924.

Në vitet post-sovjetike, ka pase shpesh thirrje që trupi i Leninit me u varrose.

Nji sondazh i fundit zbulon se 62 përqind e rusëve dojne që trupi i tij me u varrose.

Lajmi për kostot e mirëmbajtjes së trupit të Leninit asht prit në mënyra të ndryshme në mediat sociale.

Disa thonë se vetë Lenini kishte me qene kundër trajtimit të tij si nji idhull.

Të tjerët sugjerojnë me ironi se komunistët shpresojnë me klonue liderin bolshevik nëse kane me u kthye ndonjiherë në pushtet.