Qe shkaku i vdekjes se Prince

Konfirmohet shkaku i vdekjes së yllit të muzikës Prince. Hetuesit kanë thanë se ai ka ndërrue jetë nga mbidoza e opioidit, nji përziemje me bazë opiumi që qetëson disa shqisa.

Kangëtari 57-vjeçar u gjet i vdekun me 21 Prill në shpinë e tij në Minneapolis.

Zyrtari, i cili ka pasë njohuni mbi hetimet, foli gjithsesi në kushtet e anonimitetit, sepse nuk ishte i autorizuem me ba deklarata për mediat.