Qe si ndodhi cunami në Japoni dhe qysh nji meteor ndezi rrjetin! (video)

Japonia u godit nga nji tërmet prej 7.4 ballësh, tue provokue nji alarm për cunami.

Tërmeti goditi afer prefekturës  së Fukushimës.

Autoritetet thanë se priten valë deri në tri metra të nalta.

Në fakt valët që goditën brigjet ishin të vogla.

Mija njerëz u evakuuen, por për fat damet ishin të vogla.

Ndërkohë nji adoleshent ka fiksue në kameran e tij nji meteor teksa kalonte në qiell në momentin e tërmetit.

Ky fakt ka ndez teoritë konspirative në rrjet.

Videot tregojnë se si vjen vala e cunamit, meteorin tue lëviz në qiell dhe dridhjet e tërmetit mbrenda nji stacioni trenash.

Nji tërmet dhe nji cunami goditi këtë rajon në vitin 2011, tue vra 18 mijë persona.

Tërmeti i atij viti shkaktoi probleme të rnda në centralin bërthamor të Fukushimës.