Quentin Tarantino: Kurrë ma s’kam me punue për Disney’in

Shkrimtari dhe regjisori Quentin Tarantino asht idhnue shumë me kompanine Disney, për shkak të nji sherri mes tyne.
Tarantino ka thanë per NY Daily News se , “ata m’kanë nervozu shumë. Kurrë ma s’kam me punu (me Disney’n), në asnji mënyrë, mbas krejt asaj që m’kanë ba…Me filmin Pulp Fiction, ju pruna shumë pare dhe kjo asht mënyra ma e keqe për me trajtu nji ish të punësuem, i cili ka punue për bukuri me ta”.
Disney asht pronar i Miramax’it, etiketë e filmit që ma herët drejtohej nga producentët Harvey dhe Bob Weinstein, për të cilët Tarantino i ka prodhu katër filmat e parë të tij, përfshi edhe filmin “Pulp Fiction”, me të cilin e fitoi Çmimin Oscar në vitin 1994.
Ma vone producentët e formuen  The Weinstein Company, për të cilin Tarantino e krijoi filmin “The Hateful Eight”.
Regjisori Tarantino  n’intervistë të mahershme  pat deklarue se, Disney i ka ba presion Arclight’it – nji zinxhiri  të  kinemave, i cili e posedon edhe ‘Cinerama Dome’- me hek prej programi shfaqjen e filmit te Tarantinos “The Hateful Eight”, për me shfaq filmin “Star Wars: The Force Avakens”. /yahoo-news/