Qysh e perceptojnë vdekjen ateistat!

Ateistat, mohojnë egzistencën e nji shpirti, i cili mbijeton në trup. Ata që nuk besojnë në egzistencën e nji Zoti e pohojnë se njeriu asht i bamë nga mishi.​ Kështu që, ata refuzojnë edhe dimenzionin e jashtëzakonshëm të përtej-vdekjes.

Vdekja, për ta përban vijën ndamëse të jetës, mbas të cilës asht asgjaja.

Me vdekjen, aktiviteti elektrik i neuroneve pushon dhe bashkë me te, merr fund edhe jeta jonë. Pra, vdekja përfaqëson fundin e pakthyeshëm të individit.

Ndërkohë, për besimtarët, jeta mbi Tokë asht vetëm nji kalim drejt përjetësisë qiellore.

Në këtë kuptim, jeta për ateistat duhet me u jetue për kënaqësinë që të ofron për aq sa zgjat.