Qysh ndryshojmë mbas nji… dy… tre gota vene (Foto)

Adhurusit e venës sigurisht që kanë me e vlerësue këtë projekt me foto argëtuese, ku shihet ndryshimi i fytyrës mbas konsumimit të alkoholit.

Fotografi brazilian, Marcos Alberti ka fotografue miqtë e tij mbasi kanë pi nji, dy apo tre gota venë dhe këto janë rezultatet fantastike.

Ai shpjegon se si projekti i tij “3 Gotat” nisi si nji shaka me miqtë, me pamjet e para t’shkrepuna mbas nji dite t’lodhshme dhe stresuse në punë. Artisti thotë se asht frymëzue nga kombinimi i pasionit të tij për fotografinë dhe venën.

si_ndryshojme_pas_nje_dy_tre_g (1)