Lajm i mirë, kush e fitoi preminë në Lotarinë e Kosovës!

Nji qytetar nga Podujeva ka fitue shumën prej 122 mijë e 979 euro mbasi qelloi 7 nga 39 numrave të Lotarisë së Kosovës në xhiron e saj të 84.

Me 7 të qëllueme, qytetari që ka ble tiketën e Lotarisë së Kosovës në qytetin e Podujevës asht fituesi i çmimit të madh, njofton Lotaria e Kosovës përmes faqes së saj zyrtare.

Simbas Lotarisë së Kosovës, këtë javë fitues me 6 të qëllueme kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë fitue nga 430 euro.

Rreth nji javë ma parë, nji emigrant nga Kosova në Belgjikë fitoi 268 milionë euro në Lotarinë Kombëtare belge.