Qyteti arab në Bosnje, ku vendasit munden me hy veç si pastrues

Vendas të zemëruem janë tue protestue për nji qytet në Bosnje të ndërtuem nga investitorët nga Lindja e Mesme.

Ky qytet ka gjuhë “zyrtare” arabishten, e ku vendasit munden me hy në të vetëm nëse punojnë si shërbyes. 160 shtëpi janë ndërtue në nji enklavë luksoze afër Tarcin, 5 kilometra larg kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë.

Por, shumë vendas të zemëruem thonë se e vetmja mënyrë për me hy në atë zonë asht tue u punësue si shërbyes apo pastrues.

Shtëpitë, që tregtohen vetëm në Kuvajt, janë tue u shitë për 150 mijë euro e reklamohen si pasuni në shtetin mysliman Bosnja, siç thonë reklamat, “e njohun për bukuritë që i ka dhurue Allahu”.

Kompleksi ka siguri shumë të madhe, ka porta e mure shumë të nalta. Disa gra qëndrojnë aty gjatë tanë vitit me fëmitë e tyne e burrat e tyne janë vetëm vizitorë rasti.

Nji punëtor i pasunive të patundshme ka thanë për mediet lokale se pronarët e këtyne shtëpive nuk dëshirojnë me u përzie me vendasit.