Qyteti i mbytun rishfaqet mbas 30 vjetesh!

N’Amerikën e Jugut asht zbulue nji qytezë e msheft prej 30 vitesh.

Zbulim i tij asht ba i mundun nga fenomeni “El Nino”, që asht i njohun ma së shumti për efektet e tij shkatërruese.

Falë këtij fenomeni, asht rishfaq mbas thuejse 30 vjetesh nga përmbytja nji qytezë, e quejtun Potosi.

Qyteza Potosi në Venezuelë u përmbyt në vitin 1984 dhe vetëm kambana e nji kishe mbeti mbi sipërfaqen e ujit.

Autoritet lokale kanë mbledh disa fotografi nga vendet që ma parë i perkisnin qytezës së Potosit dhe tashma kanë dalë në sipërfaqe.

Naltësinë 1100 metra mbi nivelin, qyteza e ndodhun në mes të Andeve, kishte rreth 1200 banorë që ishin kryesisht fermerë.

Potosi, perveç shtëpive kishte dhe nji shkollë, kishë, dyqane dhe nji shesh.

 

potosiii