Ramush Haradinaj: Shok, bashkë me ju drejt majave të suksesit

Përkrahje për ekipin e filmit Shok ka ofrue edhe i pari i AAK’s Ramush Haradinaj.

Ai përmes nji shkrimi në Facebook tha se e tanë Kosova asht me ju “Shok”, para orë para se me ja fillue ceremonia zyrtare e dhanies së çmimeve “Oscars”.

Shkrimi i Haradinajt:

Sot po presim lajmin e madh nga Los Angeles, SHBA, për marrjen e çmimit “Oskar” për filmin nga Kosova “SHOK” të nominuar në kategorinë e metrazhit të shkurtër!
Filmit e prodhimit kosovar që është vlerësuar ndërkohë edhe me 14 çmime ndërkombëtare.
Na keni bërë krenarë me shkëlqimin tuaj. E gjithë Kosova është me ju “SHOK”!
Bashkë me ju drejt majave të suksesit!
RH