Raporti i “Frontex”: Mafia shqiptare shumë e fuqishme, qe qysh asht pasunue

Nji raport i taksforcës europiane për mbrojtjen e kufijve, “Frontex”, kallxon se mafia shqiptare asht shumë e fuqishme dhe sidomos dominuese në trafikimin e refugjatëve.

Raporti thekson se, tue shfrytëzue mungesën e masave nga ana e BE për krizën e emigrantëve, mafia kryesisht ajo shqiptare, italiane dhe turke po kallxohet oportuniste.

Pamvarësisht ranies së numrit të emigrantëve të kapun për kalim ilegal të kufinit në vendet e Ballkanit Perendimor, në krye qëndron kufini shqiptaro-grek.

Pika e dy asht kufini mes Hungarisë dhe Serbisë, ku trafikantë rezultojnë shqiptarët e Kosovës. Mafia kryesisht luen rol lehtësues, tue ndihmue refugjatët për kalimin ilegal nga nji shtet në tjetrin.

Gjithashtu, ata pajisin me dokumente false emigrantët, ose korruptojnë politikanë dhe punonjës të administratës.

Por, mafia shqiptare nuk asht e përfshirë vetëm në kalimin ilegal nga Greqia për në Shqipni, por në kalimin e tyne nga nji vendi i Europës Perendimore në tjetrin, si për shembull për ata që duen të shkojnë në Britani.

Në raport, thuhet se mafia shqiptare fillimisht i dërgon refugjatë në Itali dhe mandej në Belgjikë nga portet, e të cilës dërgohen mandej në Britani.

auto_mafia1476348576