Rasti i rrallë, modelja që ka sytë me dy ngjyra

Modelja 21-vjeçare e “Play Boy” Sarah McDaniels asht e njohun jo vetëm për format e saj perfekte, por edhe për sytë e saj dy ngjyrash.

Kjo gjendje e saj quhet Heterochromia Iridium dhe asht cilësue si nji anomali gjenetike që ka sjellë edhe ndryshimin e ngjyrës së syve.

Ky rast mundet me ndodhë 1 në 1000 persona, bile disa e quejnë si llotaria gjenetike. Në fakt, Sarah asht krenare që asht ndryshe nga të tjerët.