Reagimi i grues në sallën e lindjes bahet hit në internet, qe pse!

Australiania Koto Nakamura ka sjellë në jetë nji fëmi më 20 Maj. Para se me e lindë, ajo kishte ble çdo gja, që nga rrobat, kreveti, dhe gjithçka tjetër që i duhet nji të sapolinduni. Bile, ajo i kishte vnue edhe nji emën vajzës që priste: Hinata.

Por, në momentin e fundit, diçka nuk ka shkue simbas planifikimit. Në vend të vajzës, ajo ka sjellë në jetë nji djalë. Momenti kur e ka marrë vesh këtë fakt asht kapë në foto nga fotografja Jessica Jackson, e cila prej viteve kryen shërbime fotografike në sallën e lindjes.

Nana e re ka mendue se po banin hajgare kur i kanë thanë se fëmia ishte djalë. Vogëlushi asht quejtë Tiaga, nji emën japonez, që ka kuptimin “i mirë dhe i sjellshëm”.